Në Gjakovë po përgatitet për të pritur edicionin e parë të festivalit të kulturës shqiptare, “Ditët e Shqiptarit”, një ngjarje e madhe që do të sjellë bashkë njerëz nga të gjitha trevat shqiptare për të festuar artin, kulturën dhe traditën.
Festivali do të mbahet në dy periudha, nga 25 deri më 27 korrik dhe nga 1 deri më 4 gusht, në qytetin e Gjakovës. Kjo ngjarje ka për qëllim të promovojë dhe të festojë identitetin dhe kulturën shqiptare në një mjedis plot larmi aktivitetesh dhe performancash artistike.
Në skenat e festivalit do të performojnë emra të njohur me origjinë nga Gjakova dhe të tjerë artistë të talentuar të muzikës, poezisë dhe artit të shfaqur. Disa prej emrave të përfshirë janë Jericho, Asgjë Sikur Dielli, Dren Abazi, Shpat Deda, Nezafete Shala, Offchestra, Ethnically Plugged, Edona Reshitaj, Grupi NA, dhe shumë të tjerë.
Përveç koncerteve të muzikës së ndryshme, festivali do të ofrojë edhe aktivitete dhe evenimente të tjera kulturore si përplasje letrare dhe sesione poezie, duke e bërë këtë festival një përvojë të pasur dhe të frytshme për të gjithë pjesëmarrësit.
“Ditët e Shqiptarit” pritet të jetë një festë e rrallë e artit dhe kulturës shqiptare, duke sjellë një atmosferë të veçantë dhe duke rikthyer shkëlqimin e kulturës sonë në Gjakovë./UBTNews/