Është mbyllur me sukses edicioni i 18-të i Festivalit të Teatrit të Kukullave “Xinxifilo” në Pogradec. Ky festival, i cili është bërë tashmë një traditë për qytetin liqenor, ka ofruar për katër ditë radhazi një varietet shfaqjesh kukullash me përmbajtje edukative, duke argëtuar dhe ndriçuar mendjet e vogëlushëve të qytetit.
Trupa nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, përfshirë Tiranën, Shkodrën, Vlorën, Elbasanin, Korçën dhe vetë Pogradecin, si dhe një trupë nga Tetova e Maqedonisë së Veriut, kanë marrë pjesë në këtë aktivitet. Performancat e tyre janë ndjekur me interes të madh nga fëmijët dhe publiku i gjerë.
Festivali “Xinxifilo” jo vetëm që ka sjellë argëtim, por ka përçuar edhe mesazhe të rëndësishme edukative përmes artit të kukullave. Organizatorët e festivalit kanë bërë të ditur se planifikojnë që vitin e ardhshëm ta zgjerohen këtë ngjarje kulturore në një festival ballkanik, duke ftuar trupa teatri nga vende të ndryshme të rajonit.
Kjo iniciativë pritet të sjellë një dimension të ri dhe të rrisë nivelin e shkëmbimeve kulturore mes vendeve të Ballkanit, duke e bërë Pogradecin një pikë të rëndësishme për artin e kukullave në rajon./UBTNews/