Festivali i filmit në Venecia ka nisur nën masa të forta kundër COVID-19. Yjet e Hollywood-it janë rikthyer pas një viti izolimi për shkak të pandemisë, ndërsa bota e kinemasë pret me padurim të largojë krizën e shkaktuar nga COVID-19.
Organizatorët shpresojnë se një protokoll i rreptë i COVID do të ndihmojë në zhvillimin pa probleme të maratonës së filmit që zgjat 11 ditë.
Teatrot po funksionojnë me gjysmën e kapacitetit dhe një mur bllokon pamjen nga tapeti i kuq për të ndaluar turmat të mblidhen jashtë Palazzo del Cinema, ku fansat duan të marrin një autograf.
Për të marrur pjesë në event kërkohet maska dhe një një pasaportë shëndetësore, ose një test negativ COVID.
Në festival marrin pjesë filma të tillë si “Nënat paralele”, me protagoniste Penelope Cruz, si një nga dy gratë beqare që do të lindin në të njëjtin spital.
Filmat që konkurrojnë për çmimin Luani i Artë përfshijnë “The Power of the Dog” apo edhe filmin ku luan Kristen Stewart si Princesha Diana, “Spencer”.
Në listë janë edhe “Dueli i fundit” me protagonistë kryesorë aktorët Damon e Affleck, dhe përralla fantastiko-shkencore e Denis Villeneuve, “Dune”.
Chloe Zhao, fituesja e Luanit të Artë vitin e kaluar me “Nomadland”, është pjesë e jurisë e udhëhequr nga një tjetër fitues i Oskarit, regjisori i “Parasite” nga Koreja e Jugut, Bong Joon-ho chun./euronews.al