UBT News

Festivali i filmit Berlinale hap dyert për publikun

Pas disa muajsh paqartësi, festivali i filmit në Gjermani, Berlinale, ka hapur dyert për publikun, ditën e mërkurë.

Mariette Rissenbeek dhe Carlo Chatrian, kanë hapur edicionin e 71-të të këtij festivali, me një ceremoni në ambient të hapur.

Secili ka qenë duke pritur këtë moment, ka thënë ministrja e Kulturës në Berlin Monika Grutters.

Ky organizim ka treguar se “një fillim i ri për kulturën është i mundshëm edhe në kushte të pandemisë”, ka thënë Gruetters.

“Neve na ka munguar kjo gjë. Do ta shijojmë atë, mundësisht më shumë sesa kurrë më parë”, ka shtuar ajo.

Filmi i parë që është prezantuar nga qenë The Mauritanian, në të cilin aktorja amerikane Jode Foster luan rolin e një avokateje që ndihmon një të burgosur në burgun e Guantanamos, pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara.

Berlinale është një nga festivalet më të mëdha të filmit në botë, bashkë me ato të Kanës dhe Venecias.

Këtë vit festivali është ndarë në dy pjesë për shkak të pandemisë: industria digjitale është takuar në muajin mars, dhe filmat për publikun do të shfaqen në ambiente të jashtme nga 9 qershori dhe më 20 qershor.

Chatrian ka thënë se ka qenë e vështirë të thuhet nëse pandemia do të ketë ndikim afatgjatë në industrinë e filmit.

Për shkak të pandemisë, kinematë është dashur të mbyllen për disa muaj dhe xhirimet për filma janë kthyer ne proces të komplikuar në shumë vende.

Exit mobile version