Të hënën është bërë hapja e festivalit “Ballkani Përtej Kufijve”, në Kino Armata. Vasiliki Masoglu, drejtoreshë e festivalit, tha se sikurse çdo vit qëllimin kryesor e kanë njohjen ndërmjet popujve dhe kulturave të ndryshme.
“Jam shumë e lumtur që të bashkëpunojmë dhe të promovojmë Ballkanin përtej kufijve, dhe këtë vit kemi këtë festival, i cili shërben për me u njoftuar me popujt, më herët Festivali ka filluar në 2010 për herë të parë në Beograd dhe ka vazhduar tutje në vende tjera”, deklaroi ajo.
Tutje ajo tha se tematika kryesore e festivalit është lidhja e njerëzve, si shkak i ndarjes që ka shkaktuar pandemia. Ajo shton se në garë do të jenë 33 filma nga shumë shtete të ndryshme.
“Tematika e edicionit të festivalit flet për lidhjen e njerëzve, familjeve, si shkak i ndarjes që ka shkaktuar pandemia. Do të kemi 33 filma në garë nga Serbia, Turqia, Kosova, Maqedonia dhe shtete tjera, kemi bashkëpunim me PRI-FEST. Çdo vit fokusohemi tek një shtet që nuk është pjesë e Ballkanit dhe kësaj here kemi përzgjedh Bukureshtin”, tha ajo.