UBT News

Festivali “ArchiTech” së shpejti me edicionin e 3-të

Shprehja e kreativitetit dhe dëshira për inkuadrim në aktivitete të ndryshme në shoqërinë kosovare nuk ka qenë kurrë më e madhe andaj edhe organizimi i eventeve dhe festivaleve të ndryshme ka pasur ndikimin e saj.

Prandaj duke marrë parasysh këtë, Organizata Joqeveritare “Youth are the real leaders” dhe misioni i Organizatës për siguri dhe bashkëpunim në Evropë (OSBE) kanë prezantuar edicionin e 3-të të Festivalit “ArchiTech”.

Ky festival nis më 28 prill në ora 17:00 dhe promovon përfshirjen e rinisë në (ri)dizajnimin e hapësirave publike dhe planifikimin e nismave hapësinore përmes qasjes së “Të mësuarit duke bërë”. Ky festival po ashtu luan rolin e një mediumi fuqizues për të rinjtë në përgjithësi për të ruajtur dhe zhvilluar zonat publike ku me këtë rast promovohet ndjenja e bashkëpronësisë dhe përkatësisë.

“ArchiTech” do të organizohet në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”./UBTNews/

Albana Lepaja, studente në Shkenca Politike në UBT

Exit mobile version