Pas mungesës në dy seanca stërvitore të skuadrës, kapiteni i Zvicrës Granit Xhaka është rikthyer të premten dhe është stërvitur me skuadrën. Të gjithë lojtarët janë në formë, me përjashtim të Noah Okaforit që mungoi në stërvitje në fillim për shkak se po i nënshtrohej një masazhi për shkak të problemeve me shpinën.
Zvicra do të ballafaqohet me Anglinë në çerekfinalen e Kampionatit Evropian të futbollit, ndeshje kjo e cila do të zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 18:00.
Kombëtarja helvetike fluturon sot nga Shtutgarti për në Düsseldorf në orën 16:00. Konferenca për mediat para çerekfinales së Anglisë do të zhvillohet në mbrëmje rreth orës 18:00. Përveç trajnerit Murat Yakin, informacion për mediat jep edhe qendërmbrojtësi Fabian Schär.