Presidenti i Tunizisë shkarkoi kryeministrin të dielën dhe ngriu aktivitetet e parlamentit pas demonstratave të dhunshme mbi situatën pandemike dhe ekonomike të vendit.
Presidenti Kais Saied gjithashtu hoqi imunitetin e të gjithë anëtarëve të parlamentit dhe tha se ai do të emërojë një kryeministër të ri në orët e ardhshme për të sjellë qetësinë në vend.
Ishte e paqartë se çfarë do të sillte vendimi për ngrirjen e parlamentit, raporton AP, transmeton Klankosova.tv.
Pas fjalës së Saied, njerëzit ia mësynë rrugëve për festuar.

Njoftimi i tij erdhi pas një takimi të jashtëzakonshëm të sigurisë që pasoi protestat në të gjithë vendin.
Më herët të dielën, mijëra njerëz kundërshtuan kufizimet e virusit dhe nxehtësinë e zjarrtë për të demonstruar në Tunis dhe qytete të tjera.
Protestat u thirrën në 64 vjetorin e pavarësisë së Tunizisë nga një grup i ri i quajtur Lëvizja 25 korrik.