Ka shumë mënyra për të thënë “Gëzuar” në të gjithë botën, por në Skoci është “Slàinte”
Mund të ketë qenë herët por për skocezët të cilët kanë pritur katër muaj që të jenë në gjendje të blejnë një pije në një bar ishte një moment për të festuar, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.
Nën kufizimet e relaksuara të Skocisë, alkooli mund të shërbehet vetëm jashtë, në varësi të rregullave lokale të licencimit. Kafenetë, pubet dhe restorantet lejohen të shërbejnë ushqim në ambiente të mbyllura pa alkool deri në orën 20:00.