Italia e ka shijuar në maksimum triumfin në finale të Euro 2020, pasi e mposhti Anglinë përmes penalltive në Wembley.
Azzurët e morën trofeun e dytë në histori të tyre, derisa Tre Luanët nuk e kanë shijuar ende këtë ndjenjë.
Italia e arriti që të dërgonte ndeshjen në vazhdime me golin e Leonardo Bonuccit, gjersa llogarinë për Anglinë e kishte hapur Luke Shaw qysh në minutën e dytë.
Në penallti, italianët u treguan më të saktë, duke shënuar tre herë, për dallim nga anglezët që shënuan dy.
Lojtarët e Italisë e shijuan në maksimum triumfin e arritur në Wembley, gjersa festuan edhe në zhveshtore.
Mes shumë lojtarëve, aty ishte edhe legjenda Daniele de Rossi, që iu bashkua lojtarëve të kombëtares së tij, e që u përshi në një festim mbi tavolinë.