Së fundi, blerja e një makine Ferrari nuk varet nëse mund të përballoni çmimin e tyre.
Familja e njohur Kardashian i është shtuar “listës së zezë” të personazheve të famshëm, të cilëve u ndalohet të blejnë një automjet nga firma në fjalë.
Të famshëm si Justin Bieber dhe Floyd Mayweather nuk do të kenë kurrë një Ferrari, njëjtë siç do të ndodhë me yjet televizive të “Keeping Up With The Kardashians”.
Askush nuk është i ndaluar të blejë një Ferrari, sipas kompanisë. Megjithatë, prodhuesi italian ka mundësinë e kufizimit të aksesit në modelet e tij më premium.
Për sa i përket Ferrarit, ndryshimi i pamjes së makinës nga ana e klientëve është tejet e papëlqyeshme. Një nga rregullat e Ferrarit, të cilit Justin Bieber nuk iu bind, ishte që pronarët të mos personalizojnë pjesën e jashtme të automjeteve të tyre sipas dëshirës.
Bieber ndryshoi ngjyrën e tij, dhe sikur të mos mjaftonte kjo, ai gjithashtu e nxori atë në ankand më vonë.
Ferrari tani i ka ndalur çdo marrëveshje të mëtejshme me Justin Bieber./UBTNews/