UBT News

Feronikeli ndan rrugët me mesfushorin Albert Dabiqaj

FC Feronikeli falënderon mesfushorin, Albert Dabiqaj, i cili pas përfundimit të këtij sezoni, përfundoi edhe kontratën me këtë skuadër.

Dabiqaj erdhi në klub në afatin kalimtar veror, të vitit 2017, duke veshur fanellën gjelbër e bardhë për katër sezone me radhë.

Ai arriti të shpallet kampion me skuadrën e Feronikelit, fitoi Kupën e Kosovës dhe u paraqit në garat e Champions League dhe Europa League me stemën e Feronikelit në fanellë.

FC Feronikeli i dëshiron suksese të mëtutjeshme në karrierë mesfushorit të çeliktë.

Ndërsa futbollisti Albert Dabiqaj me këtë rast deklaroi:

“Unë i falënderoj nga zemra të gjithë ata që më ndihmuan dhe përkrahën gjatë karrierës sime te Feronikeli, dua ta falënderoj veçanërisht presidentin Ramaj, kryesinë e klubit, trajnerët, bashklojtarët dhe stafin që nuk u kursyen asnjëherë për mua. Gjithashtu falënderoj edhe tifozët Tigrat e Zi, me të cilët kemi shumë kujtime të mira. Jam i nderuar që isha pjesë e Feronikelit në këto katër vite të mrekullueshme. Edhe një herë faleminderit të gjithëve.”

Exit mobile version