Fernando Santos raportohet se ka zbarkuar në Varshavë herët pasditen e kësaj të hëne për t’u takuar me Cezary Kuleszan, president i Federatës Polake dhe për të përcaktuar detajet e fundit për marrjen e drejtimit të kësaj kombëtareje.
Ardhja e trajnerit portugez 68-vjeçar në kryeqytetin polak është njoftuar nga “Sport”, një faqe interneti që potencon edhe datën e prezantimit të trajnerit të ri të martën, ora 13:00 në Lisbonë.
Në një intervistë të fundit me atë faqe, Cezary Kulesza tha se zgjedhja e pasuesit të Czeslaë Michnieëicz, i cili udhëhoqi Poloninë në Kupën e Botës 2022, do të befasonte disa dhe do t’i kënaqte të tjerët, kjo në një kohë kur emrat e Jurgen Klinsmann, Vladimir Petkovic, Steven Gerrard dhe gjithashtu Paulo Bento po lidheshin me këtë pozicion.
Fernando Santos, përfundoi dhjetorin e kaluar një cikël tetë-vjeçar si trajner i kombëtareve pasi kishte udhëhequr Portugalinë drejt pushtimit historik të Kampionatit Evropian, në vitin 2016. Tre vjet më vonë, ai ngriti edicionin e parë të Ligës së Kombeve. Ai u largua pas eliminimit, ndaj Marokut, në çerekfinalen e Botërorit 2002.