Kapiteni i Manchester Cityt, Fernandinho ka thënë se lojtarët dhe ‘zhveshtorja; do ta mirëpriste yllin e Barcelonës, Lionel Messin, me duar të hapura.
Kapiteni i Barcelonës është një objektiv i verës për Cityn, me marrëveshjen e argjentinasit që do të skadojë në qershor.
Për transferimin e Messit në Etihad kanë folur shumë, ndërsa i fundit që i është bashkuar debatit është braziliani Fernandinho.
“Të gjithë do të donin të kishin (Lionel) Messin në ekipin e tyre”, ka thënë fillimisht Fernandinho për The Citizens Brasil.
“Messi është lloji i lojtarit që do të kishte vend në çdo skuadër në botë”, përfundoi mesfushori brazilian.
Nga ana e tij, Fernandinho gjithashtu shkëput kontratën në fund të sezonit dhe pritet të largohet nga Etihad.