UBT News

Fermeri palestinez gjen statujën 4500-vjeçare të një perëndeshe teksa punonte në tokën e tij

Një fermer palestinez që po punonte tokën e tij në Gaza, ka gjetur kokën e një statuje të vjetër 4500-vjeçare të perëndeshës kananease Anat.

Koka, që u bë publike të martën, u gjet në Sheikh Hamouda në Khan Younis, tha në një konferencë shtypi Jamal Abu Rida, drejtor i Ministrisë së Turizmit dhe Antikiteteve të Gazës.

Fillimisht, shpresoja t’ia shisja dikujt për të fituar para”, tha për The New Arab, Nidal Abu Eid, fermeri, “por një arkeolog më tha se ishte me vlerë të madhe arkeologjike”.

Stafi i ministrisë arriti në përfundimin se koka i përkiste një statuje të Anatit, perëndeshës së dashurisë, bukurisë dhe luftës në mitologjinë kananite, tha Rida.

Kananejtë ishin një popull i lashtë pagan për të cilin Bibla thotë se banonin në Jerusalemin dhe pjesë të tjera të Lindjes së Mesme para lindjes së monoteizmit.

Rida e quajti statujën “një simbol për qytetërimin më të vjetër njerëzor që ka jetuar në qytetin e Gazës”.

Statuja do të shfaqet në Muzeun e Pallatit të Pashait në Gaza në ditët e ardhshme, tha zyrtari i ministrisë Nariman Khaleh./UBTNews/

Exit mobile version