Një fermer palestinez ka zbuluar një mozaik nga periudha bizantine ndërsa po përpiqej të mbillte një pemë ulliri në tokën e tij në Rripin e Gazës.
Salman al-Nabahin tha se ai dhe djali i tij ishin duke gërmuar kur hasën në këtë relikt. Më pas ata zbuluan edhe disa seksione tjera që shfaqnin kafshë dhe zogj shumëngjyrësh. Ekspertët e kanë quajtur atë një nga thesaret më të mëdha arkeologjike të gjetura ndonjëherë në Gaza.
Nabahin i tha agjencisë së lajmeve Reuters se e kishte kuptuar se mozaiku i përkiste epokës bizantine pas kërkimit në internet.
Perandoria Bizantine ishte gjysma lindore e Perandorisë Romake, e cila mund të gjurmohet në vitin 330 pas Krishtit dhe mbijetoi për më shumë se 1 mijë vjet./UBTNews/