Kosova është gati për të mirëpritur Kampionatin Ballkanik U17 për vajza në volejboll, i cili nis më 21 korrik dhe do të zgjasë deri më 25 korrik në Pallatin e Sporteve “Bill Clinton” në Ferizaj.
Turneu organizohet nga Federata e Volejbollit e Kosovës me besimin e dhënë nga Balkan Volleyball Association, duke konfirmuar edhe një herë besimin që i është dhënë Kosovës për organizimin e garave ndërkombëtare të nivelit të lartë.
Kombëtarja U17 e Kosovës ka zhvilluar përgatitje intensive gjatë javëve të fundit në Skenderaj, ku volejbollistet e reja kanë zhvilluar stërvitje të përditshme dhe ndeshje miqësore për t’u paraqitur sa më mirë para publikut vendas.
Ndeshja e parë e Kosovës në kampionat do të zhvillohet të martën, më 21 korrik, nga ora 20:00, ku do të përballet me Malin e Zi.
Programi i ditës së parë (21 korrik):
- 15:00 – Turqia – Moldavia
- 17:30 – Bullgaria – Shqipëria
- 20:00 – Kosova – Mali i Zi
Kalendari i ndeshjeve të Kosovës:
- 21 korrik, 20:00 – Kosova – Mali i Zi
- 22 korrik, 17:30 – Kosova – Turqia
- 23 korrik, 17:30 – Bullgaria – Kosova
- 24 korrik, 20:00 – Kosova – Shqipëria
- 25 korrik, 14:30 – Moldavia – Kosova
Federata e Volejbollit e Kosovës u ka uruar mirëseardhje të gjitha kombëtareve pjesëmarrëse, delegatëve, gjyqtarëve dhe mysafirëve në Ferizaj, duke shprehur besimin se kampionati do të zhvillohet në frymë sportive, me ndeshje cilësore dhe në respekt të parimeve të fair-play.
D.L
