Ferizaj ka vazhduar me përforcime për sezonin 2024/25 në Superligën e Kosovës në futboll.
Klubi ferizajas ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me sulmuesin anësor nga Lituania Juozas Lubas.
Lubas vjen pas një eksperience të suksesshme në Superligën e Shqipërisë, ku me skuadrën e Egnatias, arriti të shpallet kampion dhe fitues i kupës. Me këta të fundit ai luajti edhe në ndeshjet kualifikuese në garat evropiane.
Lubas përndryshe është pjesë edhe e kombëtares U21 të Lituanisë, e më herët ka qenë pjesë e të gjitha grupmoshave të këtij shteti.