Klubi i futbollit Ferizaj është eliminuar nga Kupa e Kosovës me vendim të Komisionit të Garave brenda Federatës së Futbollit të Kosovës.
Ferizaj kishte triumfuar me rezultat 3:2 ndaj KF Beharit, por këta të fundit u ankuan ishte ankuar se një futbollist i ekipit kundërshtar nuk kishte të drejtën e lojës.
Komisioni i Garave ka miratuar kërkesën e Beharit dhe e ka regjistruar ndeshjen ndaj Ferizajt me rezultatin zyrtar 3:0.