Sir Alex Ferguson e ka përshkruar kthimin e Cristiano Ronaldos në Manchester United si atë të Cezarit kur u kthye në Romë pas fitores së madhe.
United arriti pa dyshim marrëveshjen më të madhe të afatit kalimtar të verës duke nënshkruar me Ronaldon nga Juventusi për 20 milionë funte në ditën e fundit të afatit kalimtar veror, 12 vite pas largimit të tij të parë drejtë Real Madridit.
36-vjeçari u bashkua përsëri me tifozët në mënyrë spektakolare, duke shënuar dy herë në fitoren 4-1 kundër Neëcastle United në debutimin e tij të dytë për skuadrën e Ole Gunnar Solskjaer, dhe Ferguson ishte i pranishëm në “Old Trafford” për të parë nga afër kthimin e tij në shtëpi, përcjellë KosovaPress.
Ish-shefi i United, i cili drejtoi ekipin drejtë 13 titujve të Premier Ligës dhe dy kurora të Ligës së Kampionëve midis viteve 1986 dhe 2013, përshkroi atmosferën në stadium në rikthimin e yllit portugez në “Old Trafford”.
“Ishte fantastike”, tha Ferguson. “E keni parë atë të shtunë se ishte sikur Cezari kur hyri në Romë pas fitores. Unë erdha, e pashë, u pushtova. Ishte fantastike”, ka theksuar Ferguson.