UBT News

Fenomenali Raphinha, gati të tejkaloi Messin

Raphinha ka arritur një formë fenomenale këtë sezon dhe është gati të shkruajë historinë në Ligën e Kampionëve, duke u afruar shumë me arritjet e legjendës Lionel Messi. Në ndeshjen e fundit kundër Borussia Dortmundit, braziliani e zhbllokoi rezultatin në një mënyrë të pabesueshme, duke shtyrë në rrjetë një goditje të Cubarsí që po shkonte drejt portës, dhe ku ai ishte në kufijtë e pozicionit jashtë loje.

Ky ishte goli i tij i dymbëdhjetë në këtë edicion të Ligës së Kampionëve, duke e bërë atë golashënuesin më të mirë të kompeticionit. Por kontributi i Raphinhës nuk mbaroi me këtë gol. Ai dha edhe një asist për golin e dytë të Barcelonës, duke goditur me kokë pas një krosimi të shkëlqyer nga Lamine, për ta ndihmuar Lewandowskin të shënojë.

Në momentin e fundit të ndeshjes, Raphinha dha një asist tjetër, këtë herë me këmbën e majtë, duke pasuar për Lamine Yamal, i cili finalizoi me një goditje të saktë. Kështu, Raphinha mori pjesë në tre nga katër golat e Barcelonës në këtë fitore të thellë, duke e bërë atë një lojtar të papërsëritshëm në fushë.

Duke mbledhur të dy statistikat (gola dhe asistime), Raphinha ka arritur 19 pjesëmarrje direkte në gola në këtë sezon të Ligës së Kampionëve, po aq sa kishte Leo Messi në sezonin e tij më të mirë në këtë kompeticion, 2011-2012. Askush tjetër nga lojtarët e Barcelonës nuk ka arritur këtë shifër deri tani, dhe duke parë formën e tij aktuale, Raphinha ka mundësinë reale ta tejkalojë këtë shifër, nëse Barça kalon në gjysmëfinale. Me tre ndeshje të tjera përpara, duket shumë e mundshme që Raphinha të bëhet lojtari i parë i Barcelonës që e kalon këtë rekord të Messi-t në Ligën e Kampionëve./UBTNews/

 

Exit mobile version