Fenerbahçe po përgatit një lëvizje befasuese në afatin kalimtar të verës, duke synuar transferimin e sulmuesit brazilian të Real Madridit, Endrick.
Sipas mediumit turk Fanatik, drejtori ekzekutiv i klubit, Cihan Kamer, pritet të udhëtojë drejt Madridit për të zhvilluar bisedime lidhur me një marrëveshje të mundshme. Klubi turk thuhet se është i vendosur ta bindë talentin brazilian të pranojë ofertën dhe të transferohet në Stamboll.
E ardhmja e 20-vjeçarit në “Santiago Bernabéu” është vënë në pikëpyetje pas afrimit të Carlos Espit nga Levante për 25 milionë euro. Konkurrenca e shtuar në repartin ofensiv pritet të kufizojë hapësirat e Endrickut në formacion.
Ndërkohë, trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, raportohet se e konsideron Espin si një alternativë të rëndësishme në repartin sulmues dhe nuk mund t’i garantojë Endrickut minutat që ai kërkon.
Pikërisht kjo situatë ka nxitur interesimin e Fenerbahçes, e cila shpreson të përfitojë nga pasiguria rreth rolit të brazilianit në skuadrën madrilene dhe ta bindë atë të vazhdojë karrierën në Superligën turke.
D.L
