UBT News

Fëmijët i shkruajnë letër presidentes – Osmani zotohet të punojë në përmirësimin e mirëqenies së tyre

Në ceremoninë “Letër për presidenten Vjosa Osmani”,  e para e shtetit u zotua se do të punojë në përmirësimin e jetës së fëmijëve.

“Rëndësia e këtij aktiviteti do ta ketë përtej ditës së sotme. Gjithnjë duhet të jemi më afër qytetarëve e ku ka më mirë edhe afër fëmijëve. Kosova që ne duam është e ëndrrave tuaja. Kemi ende shumë punë për të bërë që secili fëmijë të ketë jetë më të denjë. Besoj në potencialin e gjithë secilit dhe jeni motivi kryesor për ne. Çdo herë kur marr vendim politik mendoj që impaktin që do ta ketë në gjeneratat e ardhme. Do i lexoj letrat tuaja me shumë vëmendje”.

Njëri nga fëmijët në letrën e tij ka kërkuar nga presidentja që të ndërmarr hapa ndaj bullizmit në shkolla.

“Unë dua të shkoj në shkollë të mos na ngacmojnë nxënësit”, ka shkruar R.S.

Ardiana Pajazitit, drejtoresh e Kult Plus ka thënë se me këto letra të fëmijëve të drejtuara ndaj presidentes Osmani, kanë zhvilluar krijimtarinë e tyre.

“Me këto letra pos që zhvilluam krijimtarinë e fëmijëve ne morëm edhe kërkesa që i kanë drejtua te institucionet. Këta fëmijë kanë parë një derë të hapur tek ju dhe ka shpallur dhjetëshen më të mirë”.

Po ashtu, edhe Ibrahim Kadriu, kryetar i jurisë së konkursit, tha se këto letra duhet të botohen që të mbesin si kujtim.

“Një aksion të tillë s’kam pasur mundësi të shohim deri tash. Kemi pasur mundësi të lexojmë 100 letra. Aty në ato letra shihet vullneti dhe mençuria e fëmijëve. Ato letra ta kenë një lloj botimi dhe të mbesin kujtim”.

Tri çmimet e para “Letër për Presidenten”: çmimi i tretë për qendrën ditore të fëmijëve, vendi i dytë për Leart Kryeziun, ndërsa me vendin e parë shpërblehet Anesa Sadiku.

Exit mobile version