UBT News

Fëmijët e ish-anëtarëve të Shtetit Islamik në Siri, ka mundësi të kalojnë gjithë jetën në burg

Mijëra fëmijë të huaj, përfshirë ata britanikë, mund të përballen me burgim të përjetshëm në kampet dhe burgjet në veri-lindje të Sirisë, me pak shpresë për t’u liruar.

Një hetim i BBC-së ka zbuluar se fëmijët, prindërit e të cilëve mbështesnin Grupin e Shtetit Islamik, po zhvendosen nga kampet e shkretëtirës në burgjet e të rriturve.

Britania ka riatdhesuar vetëm një pjesë të vogël të fëmijëve nga Siria, shumica e të cilëve ishin jetimë.

Autoritetet kurde që drejtojnë këto objekte thonë se nuk mund t’i përballojnë duke theksuar se celulat terroriste të ISIS-it po rekrutojnë dhe radikalizojnë fëmijë të moshës tetë vjeç, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Exit mobile version