UBT News

Fëmijët e Megan Fox bëjnë një paraqitje të adhurueshme në intervistën e saj

“Journey, duhet të zvarritesh”, i tha Megan Fox më të voglit të saj ndërsa ata bënë një paraqitje spontane në mënyrë të adhurueshme gjatë intervistës së saj.

Aktorja e shumë filmave të njohur dha disa momente argëtues të papriturapër audiencën kur në shtëpinë e saj fëmijët e saj u paraqitën aksidentalisht teksa ajo po bënte intervistën e saj, duke u zvarritur brenda dhe jashtë.

“Ata sapo u zgjuan, është ora 7:30 këtu. Kështu që, ata u zgjuan disa minuta më parë” tha Fox. “Ju gjithmonë duhet ti bëni gjërat të funksionojnë”. Ajo e shpjegoi situatën. “Unë jam në shtëpinë që po qëndrojmë tani, kjo është dhoma e ndenjes dhe ata të gjithë ranë në gjumë në divan mbrëmë, duke parë një film. Pra, tani ata sapo u zgjuan”.

Ajo u mundua të ndalonte së qeshuri ndërsa promovonte filmin e saj të ri Till Death, fëmijët e saj vazhduan të “vidhnin shfaqjen”.
“Tani po vjen një tjetër”, tha Fox, ndërsa Journey vrapoi pranë saj. “Journey, duhet të zvarritesh”.

“Do të doja të kishte një mënyrë – jam e sigurt që shumë nëna ndihen kështu – ku të mundeshit, vetëm një herë, t’i ktheni të gjitha përsëri në atë periudhë [kur ata ishin] 2 vjeçarë”, tha ajo per fëmijët e saj.

“Telefoni im do të më dërgojë fotografi të tyre kur ishin më të vegjël dhe është e vështirë ta shikosh. Pra e dhimbshme të duash diçka kaq shumë. Por unë kam tre djem. Ata janë gazmorë. Ata nuk më dëgjojnë fare”.

Fox gjithashtu foli për marrëdhënien e saj me Machine Gun Kelly.

“Jeta është vetëm një seri momentesh … Kështu që, thjesht po përpiqem ta shijoj këtë moment, ta jetoj dhe të jem e lumtur me të”.

Çifti e bëri zyrtare lidhjen e tyre në Instagram në korrik të vitit 2020 pasi ajo u shfaq në videoklipin e tij Bloody Valentine. Ata më parë u takuan në setin e thrillerit të tyre Midnight in the Switchgrass, i cili filloi xhirimet atë mars në Porto Rico dhe do të shfaqet premierë më 23 korrik 2021.

(Përktheu dhe përshtati UBT News)

Exit mobile version