UBT News

Fëmijët e aktorit Zach Galifianakis nuk e dinë se ai është kaq i famshëm

Aktori Zach Galifianakis mund t’i ketë dy çmime Emmy dhe shumë filma të suksesshëm, por për fëmijët e tij, ai është vetëm babai i tyre – madje një bibliotekist.

Komediani, 52-vjeçar, tha në “Entertainment Tonight” në premierën e filmit të tij të ri “Ron’s Gone Wrong” që fëmijët e tij nuk e dinë se është aktor i famshëm. Ai ka dy djem, njëri katër e tjetri shtatë vjet.

“Fëmijët e mi mendojnë se jam bibliotekist. Ata as që e dinë. Madje mendojnë se jam asistent i bibliotekistit në qytet diku”, deklaroi ai.

Ylli i filmit “Between Two Ferns” ka bërë shaka duke thënë se uron që fëmijët të mos e marrin vesh kurrë për hitin televiziv “The Hangover”.

Madje kur u pyet nëse fëmijët e tij e kanë parë atë film, Galifianakis tha: “Nuk duhet ta dinë kurrë. Unë do ta mohoj. Do të them, “Nuk e di për çfarë po flisni. S’di asgjë rreth atij filmi”./UBTNews

Exit mobile version