Marrëdhëniet e Joao Felix me trajnerin e Atletico Madridit, Diego Simeonen janë prishur, gjë kjo që po e detyron klubin spanjoll ta vë në shitje yllin portugez.
Këtë gjë e konfirmoi edhe presidenti i Atletico Madridit, Enrique Cerezo, i cili tha se klubi do të shqyrtojë tani oferta për ta shitur Felix.
Ndërkaq, në një konferencë për media me Kombëtaren e Portugalisë, Joao Felix u pyet për të ardhmen e tij të Atletico Madridi, ku tha se për këtë gjë do të flas pas Kupës së Botës.
“Nuk do të flas për Atletico Madridin dhe për të ardhmen time në këtë moment. Do të flas për këtë gjë pas Kupës së Botës”, tha Felix.
“Jam 100% i fokusuar në Kampionatin Botëror, unë e përfaqësoj vendin tim këtu”, shtoi më tej ylli portugez.