Gazetari i njohur, Fabrizio Romano, ka marrë një deklaratë nga ylli portugez, Joao Felix sa i përket të ardhmes së këtij të fundit.
Felix e ka zbuluar klubin që dëshiron t’i bashkohet, dhe haptazi e thotë se dëshira e tij është që t’i bashkohet Barcelonës.
“Do të dëshiroja që të luaja për Barçën. Barcelona ka qenë gjithmonë zgjedhja ime e parë dhe do të doja shumë t’i bashkohesha Barçës si klubin tim të radhës. Ka qenë gjithmonë ëndrra ime që prej se kam qenë fëmijë. Nëse ndodh, do të ishte një ëndërr e bërë realitet”, ka thënë Felix.