UBT News

Felix Klieser pritet të performojë në Prishtinë me Filharmoninë e Kosovës

Kornisti i jashtëzakonshëm Felix Klieser do të vijë në Prishtinë për një koncert me Orkestrën e Filharmonisë së Kosovës. Nën drejtimin e Gregory Charette, ai do të interpretojë Koncertin nr. 1 për korno nga Strauss, si dhe Koncertin për dy korno nga Haydn, ku do t’i bashkohet edhe kornisti shqiptar Ilir Kodhima.

I njohur ndërkombëtarisht për virtuozitetin dhe muzikalitetin e tij të rrallë, Klieser konsiderohet një nga emrat më të spikatur të skenës bashkëkohore të kornos, duke performuar me orkestrat më prestigjioze në botë.

Në pjesën e dytë të koncertit, Orkestra e Filharmonisë së Kosovës do të interpretojë Simfoninë nr. 5 të Schubert-it.

Exit mobile version