UBT News

Fejohet Kate Hudson

Aktorja amerikane, Kate Hudson është fejuar me partnerin e saj Danny Fujikawa. Ylli i “The Almost Famous” postoi një fotografi të saj me unazë dhe duke e përqafuar partnerin e saj.

Fujikawa është një muzikant dhe bashkëthemelues i kompanisë diskografike “Lightwave Records”. Ai më parë ishte këngëtari kryesor dhe kitaristi i grupit folklorik “Chief”.

Çifti ka një vajzë dyvjeçare, Rani Rose Hudson Fujikawa. Hudson ka edhe dy fëmijë të tjerë nga lidhjet paraprake./UBTNews

Exit mobile version