UBT News

Fejohet Britney Spears

Këngëtarja e mirënjohur, Britney Spears njoftoi se është fejuar me partnerin e saj, Sam Asghari. Këngëtarja publikoi një video të çiftit në Instagram duke shfaqur unazën me diamant.

Spears po lufton një betejë ligjore për t’i dhënë fund kujdestarisë 13-vjeçare, që kontrollon si jetën e saj personale ashtu edhe financat. Ajo zbuloi se kushtet e marrëveshjes po e pengonin atë të martohej me të dashurin Asghari ose të kishte shumë fëmijë.

Kujdestaria u imponua në vitin 2008 kur u ngritën shqetësime për shëndetin mendor të këngëtares.

Asghari publikoi një fotografi të çiftit duke u puthur./UBTNews

Exit mobile version