Tenisti zviceran Roger Federer kaloi në raundin e tretë të Wimbledon në Londër me fitoren ndaj tenistit francez Richard Gasquet.
Kampioni i tetëfishtë i Wimbledon (39) regjistroi një fitore 7:6, 6:1 dhe 6:4 duke u bërë lojtari më i moshuar që kalon në raundin e tretë të këtij turneu tenisi.
Në ndeshjen e dytë, tenisti australian Nick Kyrgios mposhti tenistin italian Gianluca Magera me sete 7:6, 6:4 dhe 6:4, dhe gjithashtu kaloi në raundin e tretë.
Tenisti gjerman Alexander Zverev mundi tenistin amerikan Tennys Sandgren me sete 7:5, 6:2 dhe 6:3.
Elina Svitolina, një teniste nga Ukraina, i dha lamtumirën Wimbledon pasi humbi në raundin e dytë nga Magda Linette nga Polonia.
Linette fitoi me rezultatin 6:3 dhe 6:4 për të kaluar në raundin e tretë.