Federata spanjolle e futbollit (RFEF) ka hapur një hetim ndaj Real Madrid-it pas një ankese nga Sevilla për një video të transmetuar nga kanali zyrtar televiziv i klubit përpara ndeshjes ndaj tyre në La Liga muajin e kaluar.
Para ndeshjes së 25 shkurtit, Real Madrid TV transmetoi një video që kishte për qëllim kritikat dhe paragjykimet e supozuara, nga dy gjyqtarë të caktuar për të gjykuar ndeshjen në “Santiago Bernabeu”.
Ata vunë në dukje ato që pretendonin se ishin vendime “anti-Madrid” në ndeshjet e mëparshme nga Isidro Diaz de Mera (arbitri i ndeshjes) dhe Pablo Gonzalez Fuertes (ndihmës në VAR) duke përfshirë ato që ata pretenduan se ishin gabim kundër ‘Los Blancos’ dhe disa vendime që besonin se ishin të pasakta nga VAR.
Sevilla pretendoi se videoja kishte për qëllim të “influenconte” te zyrtarët e ndeshjes dhe duke bërë kështu “dëm serioz në futbollin spanjoll”.
Në një deklaratë të klubit thuhet: “Kjo ka pasoja të veçanta në ndeshjet e luajtura në Santiago Bermabeu, pasi dhjetëra mijëra tifozë madrilen mbërrijnë të informuar për ekzistencën e njëanshmërisë kundër Madridit tek gjyqtarët që do të ndërhyjnë, gjë që rrit tensionin dhe krijon presion të padrejtë ndaj tyre.”
Kryeqytetasit fituan ndeshjen me rezultat 1-0 falë një goli të Luka Modric në minute e 81.
Pas ankesës fillestare, RFEF, përmes komitetit të saj disiplinor, ka njoftuar sot Sevillan për hapjen e procedurave kundër Real Madridi./UBTNews/