UBT News

Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat paralajmëron protestë

Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës ka mbajtur takim me kryetarët e Shoqatave Sindikale të Punëtorëve të Sektorit Privat në Komunën e Prishtinës të disa shkollave, QMF,QKUK, UP dhe QS.

Në këtë takim u propozua mbajtja e një proteste për të shprehur pakënaqësitë lidhur me mos rritjen e pagave.

Protesta është vendosur të mbahet me datë 09.09.2025 nga ora 10:00-11:00.

Kërkesa e punëtorëve është rritja e pagave të tyre sikurse për punëtorët e sektorit publik që me rritjen e fundit shkon në 110 euro.

Exit mobile version