Me vendimin e Federatës Franceze të Futbollit, agjërimi gjatë këtij muaji të Ramazanit nuk do të lejohet te ekipet kombëtare franceze. Ky vendim ngre dyshime dhe polemika te disa lojtarë të besimit islam.
Vendimi i marrë rrjedh nga kriza që shpërtheu vitin e kaluar, kur disa lojtarë nën 21 vjeç kishin kërcënuar me grevë nëse do të pengoheshin të praktikonin Ramazanin në kampin stërvitor. Presidenti Philippe Diallo ndërhyri më pas, duke shpallur një rregull të përbashkët për të gjithë.
Për ekipin e parë të Francës janë planifikuar dy ndeshje, ndaj Gjermanisë dhe Kilit, dy teste të rëndësishme për të vendosur më pas për thirrjet finale. Nëse në kombëtaren e seniorëve rregulli i ri nuk ngjall ndonjë dyshim të veçantë, sipas “Le Equipe” ka tension në ekipet e të rinjve./UBTNews/