UBT News

Federata e Futbollit e Kosovës ka shprehur ngushëllime për familjen Fetahaj dhe KF Gjakova

Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar një mesazh ngushëllimi për familjen Fetahaj dhe klubin KF Gjakova, pas ndarjes tragjike dhe të parakohshme nga jeta të Lendrit Fetahaj.

Në mesazhin e presidentit Agim Ademi, në emër të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së dhe gjithë komunitetit të futbollit në Kosovë, thuhet se kjo është një humbje e madhe për sportin kosovar.

“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen tragjike dhe të parakohshme nga jeta të më të dashurit tuaj, Lendritit. Ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të rëndë”, thuhet në mesazh.

Në reagim theksohet se Lendriti do të kujtohet për kontributin e tij në futboll, përkushtimin dhe respektin që gëzonte brenda dhe jashtë fushës.

FFK ka shprehur gjithashtu se në këto momente të vështira qëndron pranë familjes Fetahaj dhe komunitetit sportiv.

“Qoftë i përjetshëm kujtimi për Lendritin”, përfundon mesazhi i presidentit Agim Ademi.

Exit mobile version