Gjiganti i futbollit kosovar, FC Prishtina, para pak çastesh e ka konfirmuar se klubi e ka zgjedhur kryetarin e ri.
Pas mbledhjes së mbajtur nga klubi i Prishtinës, është konfirmuar që kryetari i ri i klubit është zgjedhur Hakif Gashi.
Gashi do ta ushtrojë këtë detyrë në vend të Remzi Ejupit, i cili ishte kryetari i klubit për plot 18 vite me radhë.
Në anën tjetër, Gashi nuk është fytyrë e re për Prishtinën, pasi për shumë vite ai është pjesë e aksionarëve të klubit.
Po ashtu, janë zgjedhur edhe anëtarët e ri Bordit Teknik, i cili do të përbëhet nga Rrahman Haradini, Remzi Ejupi, Sinan Vllasaliu, Ismet Begolli, dhe Hakif Gashi.
Ndërkaq, Prishtina e ka konfirmuar që në ditët në vazhdim do të mbahet edhe Kuvendi Zgjedhor i klubit.