UBT News

FC Prishtina mëson kundërshtarin e raundit të tretë në Ligën e Konferencës

Kampioni i Superligës së Kosovës FC Prishtina pavarësisht humbjes mbrëmë me rezultat 4:2 nga Connah’s Quay Nomads, arriti të sigurojë plasmanin tutje për në raundin e tretë të Ligës së Konferencës.

Ndeshjen e parë, të cilën e zhvilluan si vendas në stadiumin “Fadil Vokrri”, “Plisat” siguruan fitore 4:1, ndërsa me humbjen e mbrëmshme 4:2, rezultati i përgjithshëm ishte në favor të Prishtinës 6:5, përcjell KosovaPress.

E mbrëmë, të dy golat për Prishtinën i realizoi mesfushori 26 vjeçar Endrit Krasniqi, fillimisht duke shënuar në minutën e 29’ dhe në atë të 42’-të.

Pasi siguruan biletën drejt raundit të tretë në Ligën e Konferencës, tani Prishtinën e pret takimi me skuadrën norvegjeze Bodo/Glimt.

Ndeshjen e parë “Plisat” do të jenë vendas në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndeshje kjo e cila zhvillohet më datën pesë gusht, kurse ndeshja e kthimit do të zhvillohet më datën 12 gusht.

Ndeshja e parë

5 gusht, 20:00 Prishtina – Bodo/Glimt (Stadiumi Fadil Vokrri)

Ndeshja e kthimit

12 gusht, 18:00 Bodo/Glimt – Prishtina (Stadiumi Aspmyra)

Exit mobile version