UBT News

FC Prishtina e teston përsëri veten si vendas larg “Fadil Vokrrit”

Kampioni aktual i BKT Superligës së Kosovës, FC Prishtina, në fundjavë do të përballet me FC Ballkanin.

Ndeshja derbi e cila pritej të zhvillohej në kryeqytet në folenë “Fadil Vokrri” nuk do të zhvillohet aty. Përballja mes këtyre dy skuadrave do të jetë të dielen më 20 shkurt, me fillim nga ora 13:30 në stadiumin “Zahir Pajaziti”, në Podujevë.

Tereni i prishtinasëve si vendas në “Zahir Pajaziti” nuk është i panjohur sepse edhe në të kaluarën kur rinovohej stadiumi “Fadil Vokrri” disa ndeshje i kanë zhvilluar në Podujevë, në rolin e vendasve.

Arsyeja e zhvendosjes është punimi që po bëhet në tapetin e gjelbër. As ndeshjen në kuadër të Kupës së Kosovës kundër Drenicës, Prishtina nuk e zhvilloi në “Fadil Vokrri”.

FC Prishtina renditet e pesta në tabelë me 24 pikë të fituara, kurse FC Ballkani pozicionohet në vendin e dytë me 36 pikë./UBTNews

Exit mobile version