UBT News

FC Ferizaj prezanton trajnerin e ri, Nevil Dede

FC Ferizaj ka prezantuar trajnerin e ri të skuadrës, Nevil Dede, një emër i njohur në futbollin shqiptar dhe rajonal.

Ish-futbollisti me përvojë dhe trajneri i njohur vjen në Ferizaj me një bagazh të gjerë profesional dhe pritet të sjellë profesionalizëm, disiplinë dhe përkushtim në stolin e klubit ferizajas.

Dede ka drejtuar më parë disa skuadra të njohura shqiptare, ku ka treguar aftësi të forta taktike dhe menaxhimi të ekipeve, duke arritur rezultate pozitive dhe duke ndikuar në zhvillimin e lojtarëve të rinj.

Me përvojën e tij, pritet të ndihmojë FC Ferizajn të rrisë nivelin e lojës, të konsolidojë skuadrën e synon rezultate më të mira në kampionat.

Klubi ka uruar trajnerin e ri për sukses në këtë sfidë të re dhe shpreson që bashkëpunimi me Deden të sjellë stabilitet dhe rritje sportive për ekipin dhe tifozët e Ferizajt. /A.Z/UBT News/

Exit mobile version