Sot, me fillim nga ora 21:00, FC Drita do të zbresë në fushën e stadiumit Fadil Vokrri për t’u përballur me skuadrën sllovene NK Celje, në kuadër të garave të UEFA Europa Conference League.
Kjo ndeshje cilësohet si një moment historik jo vetëm për klubin gjilanas, por edhe për futbollin kosovar në përgjithësi. Përballja me ekipin nga Sllovenia vjen në një fazë vendimtare, ku çdo detaj mund të bëjë diferencën dhe ku përkrahja nga tribuna pritet të jetë faktor shtesë për skuadrën vendase.
Kjo është një mundësi për të dëshmuar potencialin dhe për të forcuar pozitën e saj në skenën evropiane.
Nga klubi është bërë thirrje që tifozët të mbushin stadiumin me zë, pasion dhe krenari, duke e kthyer “Fadil Vokrri” në një fortesë të vërtetë. Atmosfera pritet të jetë elektrizuese, ndërsa skuadra synon të shkruajë histori dhe të vazhdojë përpara në UEFA Europa Conference League.
Sonte nuk është thjesht një ndeshje, është një tjetër provë e madhe për futbollin kosovar në Evropë.
