FC Drita ka siguruar kualifikimin në raundin e tretë të UEFA Conference League, pasi mposhti skuadrën malteze Floriana me rezultat 2:1 pas 120 minutave lojë në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Pas barazimit 1:1 në ndeshjen e parë të zhvilluar në Maltë, edhe sfida e kthimit përfundoi me të njëjtin rezultat pas 90 minutave, duke bërë që fituesi të vendosej në vazhdime.
Skuadra gjilanase tregoi karakter dhe mentalitet fitues, duke përmbysur rezultatin pasi fillimisht ishte në disavantazh 0:1. Me dy gola në kohën shtesë, kampionët e Kosovës siguruan me meritë biletën për në raundin e tretë të garës evropiane.
Ky është një tjetër sukses i rëndësishëm për FC Dritën dhe futbollin e Kosovës në arenën ndërkombëtare, duke dëshmuar rritjen e vazhdueshme të klubeve kosovare në garat e UEFA-s.
Pas këtij triumfi, FC Drita do të vazhdojë rrugëtimin në raundin e tretë të UEFA Conference League, me synimin për të avancuar edhe më tej dhe për të përfaqësuar denjësisht futbollin e Kosovës në skenën evropiane.
D.L
