UBT News

FC 2 Korriku kampion në Ligën e Parë dhe BPB Ligën U17

FC 2 Korriku ka kurorëzuar një sezon të jashtëzakonshëm në futbollin e vajzave, duke fituar titullin e kampionit në Ligën e Parë për seniore dhe njëkohësisht duke triumfuar edhe në BPB Ligën U17 – Grupi A. Me këtë sukses, ekipi i senioreve ka siguruar promovimin në Superligën e Kosovës.

Ky triumf i dyfishtë vjen si rezultat i një pune të vazhdueshme dhe të përkushtuar nga klubi, i cili që nga viti 2020 ka investuar në zhvillimin e futbollit të vajzave në kryeqytet. Pas suksesit shumëvjeçar në akademinë e djemve, FC 2 Korriku ka arritur të ndërtojë edhe një ekip konkurrues të vajzave, që tashmë do të jetë pjesë e elitës së futbollit kosovar.

Nga klubi kanë vlerësuar se ky sukses është fryt i vizionit të qartë, punës profesionale dhe përkushtimit të futbollisteve, trajnerëve dhe stafit drejtues gjatë gjithë sezonit.

Urime për futbollistet, trajnerët dhe gjithë kontribuuesit për këtë arritje të madhe, me dëshirën që rrugëtimi në Superligë të sjellë edhe më shumë suksese dhe rezultate pozitive për klubin dhe futbollin e vajzave në Kosovë.

Exit mobile version