Federata e Basketbollit të Kosovës ka publikuar vendimin sipas saj janë bërë ndryshime nga vendimi paraprak mbi dënimet që iu shqiptuan klubit të basketbollit Peja.
Dënimi me gjashtë mijë euro dhe dy ndeshje pa prezencë të tifozëve erdhi për shkak të incidenteve me tifozë që ndodhën gjatë ndeshjes me Trepçën, vendim ky që nuk u prit mirë nga KB Peja të cilët gjithashtu kanë paralajmëruar ditë më parë se nuk do ta zhvillojnë ndeshjen e katërt ndaj Trepçës.
Ankesa e Pejës u pranua pjesërisht nga Komisioni i Garave brenda FBK-së. Dënimi në të holla është zbritur në tre mijë euro kurse dy ndeshjet e radhës Peja do t’i zhvilloje më 25 përqind të kapacitetit të sallës me tifozë.
Pas këtij vendimi të FBK-së, KB Peja, përmes drejtorit sportiv Arber Elshani ka bërë të ditur se do të luajnë sfidën e radhës kundër mitrovicasëve.
Ndeshja do të zhvillohet sot me fillim nga ora 20:30. /UBTNews/