UBT News

FBK nderohet me çmimin “Arritje të Veçantë” në Mbrëmjen Gala “Laureatët 2025” të KOK-ut

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka organizuar Mbrëmjen Gala “Laureatët 2025”, një ngjarje tradicionale ku nderohen më të mirët e sportit kosovar për arritjet e vitit paraprak.

Në këtë mbrëmje të veçantë morën pjesë përfaqësues të shumtë të komunitetit sportiv, si dhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Gjatë ceremonisë, Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) u nderua me çmimin “Arritje të Veçantë” për organizimin e suksesshëm të kualifikimeve për FIBA 3×3 Europe Cup dhe Kampionatit Evropian për Divizionin C për vajzat U18.

Çmimin në emër të FBK-së e pranoi Adriatik Rraci, zëvendës Sekretar i Përgjithshëm dhe Drejtor i Përfaqësueseve në federatë.

Në këtë mbrëmje gala, kryetari i FBK-së, Arben Fetahu – njëherësh nënkryetar i KOK-ut – ndau gjithashtu disa nga çmimet për laureatët e tjerë.

Nga Federata e Basketbollit e Kosovës morën pjesë edhe Granit Rugova, Drejtor i Programeve dhe Projekteve Zhvillimore, si dhe Aulona Muhadri, anëtare e Bordit të FBK-së.

Mbrëmja “Laureatët 2025” konfirmoi edhe një herë vlerësimin për kontributin dhe sukseset e federatave sportive në zhvillimin dhe promovimin e sportit në Kosovë.

Exit mobile version