UBT News

​FBI publikon fotografi të personit të dyshimtë në vrasjen e Charlie Kirk

FBI në Salt Lake City ka publikuar fotografi të një personi me “interes” në vrasjen e Charlie Kirk në Universitetin Valley Utah ditën e mërkurë.

Ata po kërkojnë ndihmën e publikut për identifikimin e personit.

Ato ishinimazhet e para që forcat e ligjit kanë publikuar të një individi që ata besojnë se mund të jetë i përfshirë në vdekjen e Kirk.

Nënsekretari i Shtetit Christopher Landau, thotë se do të merren masa të përshtatshme kundër të huajve që lavdërojnë dhunën.

Në një postim në X, Landau thotë se është i neveritur kur ka parë komente në mediat sociale që lavdërojnë, racionalizojnë ose e bëjnë të lehtë vrasjen e Charlie Kirk dhe ata që lavdërojnë dhunën dhe urrejtjen nuk janë vizitorë të mirëpritur në vend.

Ai thotë se u ka udhëzuar zyrtarëve konsullorë të ndërmarrin veprime të përshtatshme dhe u thotë ndjekësve të tij të sjellin në vëmendjen time komente të tilla nga të huajt në mënyrë që Departamenti i Shtetit të mund të mbrojë popullin amerikan.

Ndërsa një kërkim për të gjetur vrasësin e Charlie Kirk është ende duke vazhduar, hetuesit kanë ndarë disa detaje rreth të dyshuarit.

Në një konferencë për shtyp më herët zyrtarët thanë se i dyshuari duket të jetë në moshë kolegji i cili mbërriti në kampus në orën 11:52 me kohë lokale.

Pas të shtënave, besohet se ai është larguar nga çatia e një ndërtese në kampus, duke ikur në një lagje, thanë zyrtarët, raporton BBC./S.K/KP/BBC/

Exit mobile version