Byroja Federale e Hetimeve (FBI) i ka kthyer qeverisë italiane një mozaik të lashtë, i cili ishte zhdukur për më shumë se një shekull.
Mozaiku, i cili përshkruan Medusën me flokë gjarpri, besohet të jetë 2000-vjeçar dhe daton që nga Roma e lashtë.
FBI-ja e mori mozaikun pasi një pronar amerikan i kontaktoi ata. Nuk arritën ta shisnin mozaikun 16-pjesësh, sepse nuk kishin dokumente për ta vërtetuar prejardhjen e tij.
Pronari i kontaktoi ata në vitin 2020, atëkohë kur mozaiku 16-pjesësh po ruhej në një depo në Los Angeles për rreth 40 vjet. Pjesa tjetër i mbeti FBI-së që të mblidhte pjesët dhe të zbulonte origjinën e veprës së artit.
Si e hapën çështjen agjentët?
Agjentët Elizabeth Rivas dhe Allen Grove filluan punën menjëherë për të hetuar misterin. Ekspertët vendas vlerësuan se mozaiku ishte me origjinë italiane ose afrikano-veriore, dhe pastaj ranë në kontakt me karabinierët italianë. Ata konfirmuan se mozaiku ishte italian dhe se ishte regjistruar në të dhënat e pronave kulturore në vitin 1909.
Vepra e artit u paketua dhe u dërgua në Itali, ku arriti në prill të vitit 2022 dhe tani është në duart e qeverisë italiane./UBTNews/