UBT News

Fazliu e argjendtë në Evropianin “Bulgaria 2022”

Xhudistja kosovare Laura Fazliu ka arritur sot t’i sigurojë Kosovës medaljen e dytë në Kampionatin Evropian të xhudos “Bulgaria 2022”.

Laura Fazliu ka arritur ta fitojë medaljen e argjendtë në këtë Evropian, pasi që në finale u mposht nga xhudistja britaneze, Gemma Howell.

Në kategorinë deri në 63 kilogramë, në garën deri në finale, në raundin e parë Fazliu e mposhti xhudisten nga Izraeli Kerem Primo, ndërsa në raundin e dytë shënoi fitore kundër britanezes Lucy Renshall.

Në çerekfinale, Fazliu e mposhti xhudisten nga Çekia, Renata Zachova, kurse në gjysmëfinale shënoi fitore kundër spanjolles Cristina Perez Cabana.

Në garën për medaljen e artë, Fazliu u mposht në finale nga britanezja Howell, kështu duke ia siguruar një tjetër medalje Kosovës në këtë Evropian, respektivisht të argjendtën.

Exit mobile version