Pas rritjes së numrit të rasteve me Covid-19 në ShBA, dhënia e dozës së tretë mund të fillojë brenda disa javësh, nëse autorizohet nga Administrata e Ushqimit dhe Ilaçeve, transmeton UBT News.
Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar për Alergji dhe Sëmundje Ngjitëse në SHBA, gjatë një konference dje tha: “Ka arsye të mirë për të besuar se doza e tretë do të jetë e qëndrueshme dhe nëse është e qëndrueshme, atëherë me shumë gjasë, do ta kemi regjimin e dozës së tretë.”
Megjithatë, ai shtoi se i takon Administratës së Ushqimit dhe Ilaçeve për të vendosur nëse qytetarët amerikanë duhet ta marrin dozën e tretë./UBTNews