Mesfushori qendror i Drenicës, Fatlum Gashi u zgjodh ylli i xhiros së 23-të në BKT Superligë.
Gashi shënoi golin e parë në fitoren e ekipit të tij 2 me 1 kundër Dritës. Kjo fitore e kuqezinjve përballë gjilanasëve është fitorja e parë pas pesë viteve mes përballjeve të këtyre dy ekipeve.
Drenica pozicionohet e pesta në tabelë me 31 pikë duke e stabilizuar qëndrimin e saj në BKT Superligë./UBTNews/